Zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë kanë krijuar një frustrim të madh në Beograd. Pushteti i Vuçiçit po nis të marrë masat që t’i përgjigjet në një farë mënyrë fitores së pritshme të Vetëvendosjes së Albin Kurtit.
Siç bën të ditur gazeta e Beogradit “Veçernie Novosti”, kreu i Listës Serbe, njëkohësisht bashkëpunëtori i Avdullah Hotit në qeverinë e Kosovës, i ka kërkuar serbëve të Kosovës që të mos votojnë partitë e tjera, serbe, pasi ata i kërkon aleat Albin Kurti.
“të votojmë për vetëm një flamur, Listën Serbe, ndryshe do të jeni aleatë të Kurtit jo të Beogradit”, ka thënë Rakiç siç bën të ditur “Danas”.
“Populli serb e di që qëndrimi i institucioneve të Kosovës ndaj serbëve është i papërshtatshëm, veprimet tona brenda atyre institucioneve janë një luftë e përditshme në të cilën nuk ka kushte të drejta ose respekt minimal për popullin tonë, por pavarësisht pengesave nuk kemi asnjë alternativë tjetër përveç luftës dhe punës”, tha kreu Listës Srpska,Goran Rakiç.
Ai i tha “Vecernje Novosti” se lista serbe ka pasur një qëllim që nga themelimi i saj, “që të gjithë serbët në Kosovë, të veprojnë nën një flamur, së bashku me shtetin e Serbisë dhe presidentin Aleksandar Vuçiç, të luftojnë për të mbrojtur interesat e popullit tonë dhe komuniteteve të tjera jo-shumicë”.
Rakiç vlerësoi se “është më mirë të luftohet për qytetarët brenda institucioneve në Prishtinë, sesa në urën e Ibrit në Mitrovicë, ose në ndonjë vend tjetër serb.”
“Ajo punë nuk ishte dhe nuk do të jetë kurrë e lehtë, por është gjithashtu një detyrim për secilin prej nesh dhe mbështetje për popullin tonë në kohë të vështira”, tha Rakiç, duke shpjeguar vendimin për të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, të planifikuara për 14 Shkurt./Pamfleti