Aktualitet14 Tetor 2019, 19:35

“Fitova 10 mijë dollarë në lloto”, KPA “ngel” në klasë Artur Selmanin, prokurori shkarkohet nga det

Shkruar nga Pamfleti
“Fitova 10 mijë dollarë në lloto”, KPA

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur sot që të lërë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që shkarkoi nga detyra prokurorin Artur Selmanin. Vendimi është marrë nga trupi gjykues i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Ardian Hajdari, Luan Daci, Rezarta Schuetz, anëtarë.

Pas filtrimit të trefishtë që i bëri vetting-u, prokurori në organin qendror të akuzës u vu në vështirësi pas gjetjeve të DSIK që konstatojnë se 10 vite më parë në llotaritë sportive, prokurori ka fituar 10 mijë dollarë.

Një histori të cilën prokurori e konsideroi në seancën e KPK-së si pjesë e të kaluarës, por që, sipas komisionerëve, mund të jetë cenuar integriteti. Prokurori Selmanaj kërkoi falje për një çështje që, sipas tij, nuk ndalohej me ligj dhe që sidoqoftë nuk kishte arsye pse ta vendoste në zonën e rrezikut, pasi, sipas tij, gjatë 30 viteve në detyrë ai i ka dhënë drejtësisë.

Për këtë shkak ai solli në kujtesë dosje të forta të hetuara në vite të ndryshme që prej 1997 deri tek skandali i pasaportave apo hetimi i Lulzim Bashës.

Aktualitet