Aktualitet11 Gusht 2018, 09:30

Flet i afërmi i Ritvan Zykajt: Përgjegjësi kryesor është babai, ky është motivi i krimit

Shkruar nga Pamfleti
Flet i afërmi i Ritvan Zykajt: Përgjegjësi kryesor

Flet i afërmi i Ritvan Zykajt: Përgjegjësi kryesor është babai, ky është motivi i krimit

Dëshmi të ndryshme vijnë nga të afërmit e 8 viktimave, që mbetën të vrarë dje në Resulajt të Vlorës. Safeti tregon për ‘News24’ se nuk ishte në dijeni të ndonjë konflikti mes autorit, Ridvan Zykaj dhe kushërinjve të tij, dy familjeve Zykaj.

Më tej ai shtoi se autori ka qenë i dënuar për armëmbajtje pa leje, ndërkohë që kjo gjë hidhet poshtë nga policia. I moshuari tha se pas ngjarjes fshihet babai i autorit, i cili nuk është kujdesur për veprimet e djalit, ndërsa si motiv të krimit quan papjekurinë.

“Ishin njerëz të mirë. Për konflikte nuk di gjë. S’kanë pasur debate më parë. Motivi është papjekuria. Ai nuk ka menduar se ku do dalë. Nuk më shkon mendja se ka qenë e planifikuar. Për mua ishte djalë i mirë. Nuk kisha dëgjuar për konflikte.

Unë kam këtë tokën këtu, dhe ia kisha lënë Azemit për të kullotur bagëtitë. Kisha 2 muaj pa ardhur këtu. Mbanin armë pa leje dhe qëllonin nga lumi. Ishte dhe në burg ai, disa muaj apo një vit për armëmbajtje pa leje. Unë si Safet mendoj se babai ka fajin kryesor.

Nëse më bën diçka fëmija. Ai ishte pak nevrik. Unë i thoja; Jovan Bregu këtij (autorit). Nuk e njihnim për pijanec”, tha i moshuari.

Aktualitet i afërmi i Ritvanit Safeti