Aktualitet19 Shtator 2018, 11:48

Flet nga spitali biznesmeni i dhunuar, akuzon direkt vëllanë: Kam konflikt me të, më ka kërcënuar edhe me jetë

Shkruar nga Pamfleti
Flet nga spitali biznesmeni i dhunuar, akuzon direkt vëllanë: Kam

Flet nga spitali biznesmeni i dhunuar, akuzon direkt vëllanë: Kam konflikt me të, më ka kërcënuar edhe me jetë

Biznesmeni Andrea Zoga, i cili u dhunua mbrëmjen e kaluar në kryeqytet, ka treguar detaje nga ngjarja e rëndë. Ai tha se ishte dhunuar nga bandat, që më herët e kishin kërcënuar me jete.

Pronari i rrjetit të Fast Food-eve Big Bite flet ka ngritur dyshime se personat që e kanë dhunuar kanë lidhje me një konflikt që ai ka pasur me vëllain e tij. Konflikti mes tyre duket se e ka zanafillën tek pronat dhe prej një viti siç deklaron Zogo, ata nuk flasin. Ai thotë se ka marrë edhe më herët kërcënime me jetë.

“Zonja e mbyll këtë çështje pa e rihapur fare pasi nuk gjen prova. Sot pas një muaj pasi është mbyllur çështja, dark një bandë që të dhunon në mes të rrugës. Skam asnjë konflikt tjetër. Kam 20 vite në treg. Jam një nga sponsorat e ambasadës amerikane.

Dallova vetëm dy persona me kapele që kishin ulur kokën që po drejtoheshin drejt meje, që mos ti njihja. Më pas 4 persona më sulen. Bëra denoncim në policia dhe tek kryeministri. I falënderoj. Kërkoj që të merren masa për këtë rast. Skam asnjë konflitl. Ka kamera sigurie”, tha ai.

Aktualitet andrea yoga biznesmeni Dhune Tiranë