Aktualitet14 Maj 2019, 14:59

Flet Rama: Të destabilizosh është një kuturisje qorre

Shkruar nga Pamfleti
Flet Rama: Të destabilizosh është një kuturisje qorre

Flet Rama: Të destabilizosh është një kuturisje qorre

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit sot me gazetarët është ndalur gjerë e gjatë te situata politike ndërsa  nuk kurseu akuzat ndaj opozitës për destabilizim të vendit. Rama tha se nuk ka asnjë shqetësim lidhur me 30 qershorin duke qenë se ligji është i qartë për këdo.

“Një vend i NATO-s në një vend të NATO-s të destabilizosh është një kuturisje qorre. Këtu janë interesa të sigurisë kombëtare që lidhen me sigurinë më gjerë dhe mos shkoftë puna deri në pikën që të turpërohemi ne si popull.

Një udhëheqës nuk mund të sillet kurrë si humbës. Nuk kam asnjë shqetësim lidhur me 30 qershorin. Ligji është shumë i qartë dhe pa ekuivok për këdo që tenton të shkeli kohën politike. Nuk është më çështje zgjedhjesh vendore por çfarë do jenë pas zgjedhjeve vendore. Dua t’ia bëj këtë zgjedhje intensivisht. Në një sistem demokratik lirinë e prodhon liria. Sinqerisht unë kam besim se gjërat do shkojnë duke u normalizuar dhe uroj që gjërat të normalizohen me hir dhe jo pahir dhe jo të gjendemi në një situatë ku mund të dalim jashtë çdo lloj radari të jetës politike.-tha Rama.

Aktualitet Flet Rama: Të destabilizosh është një kuturisje qorre