Aktualitet 8 Prill 2018, 14:31

Flini me gojën hapur? Nuk e kuptoni sesa dëm po i bëni vetes

Shkruar nga Pamfleti

Flini me gojën hapur? Nuk e kuptoni sesa dëm po i bëni vetes

Për të gjithë ata që flenë me gojë hapur, kemi lajme të këqia.

Shkencëtarët kanë dalë në përfundimin se kjo mënyrë fjetjeje dëmton dhëmbët njësoj si një pije e gazuar apo lëng portokalli para gjumit.

Kjo ndodh sepse të marrësh frymë me gojë bën që ajo të thahet, duke hequr efektin mbrojtës të pështymës, që nga ana e saj ka aftësi që të vrasë bakteret e gojës që prodhojnë acide.

Sa më shumë të rritet niveli i acideve gjatë natës, aq më shumë dëmtohen dhëmbët.

Zakonisht, janë dhëmballët ato që prishen më shpejt, pasi është pjesa e brendshme e gojës ajo që thahet më shumë.

Në kushte normale, goja e njeriut ka një nivel pH prej 7.7, por fjetja me gojë hapur e çon këtë nivel në shifrat 6.6.

Dentistët këshillojnë që të mos pihet lëng portokalli apo limoni para gjumit pasi rrisin acidet në gojë dhe rrisin shumë rrezikun e kariesit.

codramol
smile

Shendeti