Showbiz12 Prill 2019, 19:35

Flori Mumajesi na bëri sërish lëmsh, këtë herë kantautori na konfuzon me Keisi Tolën

Shkruar nga Pamfleti

Flori Mumajesi na bëri sërish lëmsh, këtë herë kantautori na konfuzon me Keisi Tolën

Flori Mumajesi na komplekson gjithmonë me çështjen e statusit të tij. Single apo i lidhur me Arilenës, Fifin, Keisin, apo asnjërën. “Krizë” për gazetarët çështja e kantautorit.

Para pak ditësh ai bëri një postim në “Instastory”, ku konsideronte Arilena Arën thesar të muzikës shqiptare.

Pas bashkëpunimit “Nallane”, këngëtarët u përfolën për lidhje, por që nuk e pranuan kurrë. Ditën e sotme Flori ka postuar një tjetër “Instastory” ku këtë herë bën “tag” Keisi Tolën, ndërkohë që dëgjonte këngët e saj. Të dy përfliten se prej 10 muajsh janë në një liddhj, por që as kjo gjë nuk ka arritur të vërtetohet.

Profilin e tij në “Instagram” e ka mbushur me videot e këngëve që ka sjellë ndër vite dhe që janë kthyer në hite për dëgjuesit. Ndër to, bashkëpunimi me Luar dhe Evi Reçin.

Përsëri na bëri lëmsh Flori Mumajesi. A do jetë ndonjëherë i qartë se me kë është i lidhur apo po “tallet” me ne. U bë e tepërt kjo gjë!


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Showbiz Flori Mumajesi Keisi Tola Postim