Aktualitet 1 Shtator 2018, 15:03

FMN zbulon 26 mijë zyrtarë “Robert Çamçakëza” tepër në administratë e në total 43 mijë, urdhër Ramës për “fsh

Shkruar nga Pamfleti
FMN zbulon 26 mijë zyrtarë “Robert

FMN zbulon 26 mijë zyrtarë “Robert Çamçakëza” tepër në administratë e në total 43 mijë, urdhër Ramës për “fshesë” brenda 2018-ës

Në kryeministri janë 110 punonjës mbi strukturë, në 11 ministri janë 4873, në 52 shërbimet publike janë 13720, 410 nëpër mbasada e po kështu në 61 bashki e inpektorate, 60% e tyre famijarë të politikanëve e militantë

Ndoshta ju kujtohet një batutë e Edi Ramës kur ishte kryebashkiak, përdorur ndaj ish-kryeministrit Fatos Nano, të cilin e krahasoi me “Robert Çamçakëzin”, personazh i një filmi, që ishte marrë punësuar mbi organikën e vinte vërdallë kot nëpër ndërmarrje, pa bërë asnjë punë.

Tani, jo një, por mijëra “Robert Çamçakëza”, Rama i ka mbledhur dhe i ka futur në borderonë e administratës së tij qeverisëse, duke i shpërndarë në zyrat e kryeministrisë, ministrive, ndërmarrjeve shtetërore, inspektoriateve, prefekturave, bordeve, bashkive e deri nëpër ambasadat shqiptare.

Këtë fakt e zbuloi raporti monitorues i FMN, sipas të cilit rezulton, se qeveria “Rama”, jo vetëm nuk ka zbatuar asnjë detyrim, për reformimin e administratës publike me strukturë funksionale, efiçente e numerike të përcaktuar nga FMN, por e ka deformuar përbërjen e saj, si cilësi e pozicion funksionesh, madje, e ka përdorur si “strehë” punësimesh, me numër  zyrtarësh mbi aktet normative.  

Raporti ka zbuluar, se vetëm në zyrat e pushtetit qendror, janë punësuar 26 mijë e 210 drejtues, nëpunës e punonjës shërbimesh të çdo kategorie, duke e çuar numrin e tyre total në 88 mijë e 300, nga 62 mijë e 100 punonjës, që është lënë detyrë, të jenë në strukturën administrative e financiare të vitit 2018, fakt që Ramës i është bërë 4 herë prezent në këto 5 vite (raportet vjetore), por është shpërfillur.

Vetëm në kryeministri, janë punësuar 110 punonjës më tepër, në 11 ministri janë punësuar 4873 drejues, nëpunës e punonjës më tepër, në 52 shërbime publike, janë punësuar 13 mijë e e 720 persona më tepër, në ambasada 410 persona, të cilët janë futur në bordero, por duke u paguar nga fondet sociale, ndihma ekonomike, fondet e shëndetësisë, rrugëve kombëtare e rurale, të arsimit, kulturës, sportit, energjisë elektrike, investimit për ujë, pyje, strehim dhe fondit të furnizimit e rimbursimit ilaçeve.

Punësimi mbi numrin e strukturës organike, ka si rekord OSHEE-n, ALUIZNI-n, KESH, inspektoratet, ujësjellësat Tiranë-Durrës, Korçë, Berat, Shkodër, Vlorë e Elbasan, gjithshtu dhe 34 bashki të mëdha, ku kryesojnë Tirana, Durrësi, Elbasani e Vlora, me afro 20-30% punonjës më tepër, të cilët paguhen nga të ardhurat taksa, shitje, investime, qira e shërbime lokale, duke çuar numrin total, në 43 mijë e 870 punonjës më tepër në administratën e shërbimet  publike.

Por, ndërsa FMN, ka zbuluar se pushteti “Rama”, ka punësuar e paguan, mbi 43 mijë “Robert Çamaçakëza” më tepër, që dublojnë njeri-tjetrin, vetëm sa për të marrë pagën, aq sa në shumë zyra, në vend të ketë 1 ose 2 zyrtarë, ka nga 4 e 5, ndërkohë që rezulton, se 60% e këtyre punësimeve janë bërë në vitet 2014-2016 dhe janë persona, me lidhje familjare të ministrave, deputetëve, drejtorëve, biznesmenëve e militantë partie, për të cilët FMN, i ka dhënë ultimatum Ramës, për “fshesë” brenda vitit 2018./Pamfleti

Kryesore FMN zbulon 26 mijë zyrtarë “Robert Çamçakëza” tepër në administratë e në total 43 mijë urdhër Ramës për “fshesë” brenda 2018-ës