Presidenti Ilir Meta përveçse e ka kënaqësi të krijojë kaos dhe tensione jo vetëm në politikë, por edhe në opinionin publik. Hera e fundit që bëri një deklaratë me baza konspirative ishte për tërmetit medemek apokaliptik që do prekte Ballkanin, e tani po konspiron për forca të jashtme që po punojnë kundër interesave shqiptare.
Meta duket se ka ranë padashur në batakun kur Rama rrëzoi sot ministret e tij duke i detyruar t’i dërgojnë letër të hapur qeverisë së Holandës duke I vendosur fajin “forcave të errëta” deri më tani.
Gjatë një bashkëbisedimi me studentët, Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se “forca të jashtme që mbështesin forca të brendshme në Shqipëria duan që vendi ynë të jetë një rast i dështuar”. Ai nuk ka dhënë shumë detaje se cilët kanë këto forca të jashtme apo të brendshme, por tha se një situatë e tillë ku ndodhet vendi në aspektin politik e tregon Shqipërinë si “çuna problematik”, term ky i përmendur nga ish-ministri Damian Gjiknuri në përgjimet “Bild”.
“Unë i kam thënë nuk jam në punë, siç ai më kërcënoi mua, unë jam në mision në kuptimin që e di përgjegjësinë që kam që t’i shërbej vendit për të mos shkuar atje ku shtyhet nga forca jo miqësore të jashtme që përdorin forca të brendshme në mënyrë që Shqipëria të jetë një rast i dështuar. Në vend që të ishte shembull, frymëzim për Kosovën, shqiptarët në rajon. Të jesh në mënyrë që demokracia funksionon, ka unitet kombëtar, ndërsa një politikë e tillë konfrontuese e vazhdueshme vetëm se na defaktorizon dhe na paraqet si çuna problematik siç nuk duhet të jemi”, tha Meta. /Pamfleti