Sport30 Qershor 2018, 19:33

Formacionet zyrtare: Portugalia dhe Uruguai, sfida e sulmuesve

Shkruar nga Pamfleti

Pas Francës, që është bërë ekipi i parë i kualifikuar për në çerekfinalet e Kupës së Botës, sot në mbrëmje përcaktohet rivali i “gjelave”. Uruguai kundër Portugalisë, sfidë shumë interesante dhe po aq e fortë sa ajo e pasdites.

Të dy ekipet kanë zbuluar formacionet e tyre për këtë sfidë, pasi amerikano-jugorët e nisin me Suarez dhe Cavani, ndërsa Portugalia me Ronaldon dhe Guedes. Së stol është ulur, Silva. Kjo sfidë mund të konsiderohet pa frikë she si sfida e sulmuesve. 

Një tjetër duel interesant do të jetë ai ndërmjet Ronaldos dhe mbrojtësit të Uruguait, Godin. Dyshja kanë dyluftuar shumë vitet e fundit në La Liga dhe shumë ashpër. Ronaldo si kapiten i Portugalisë dhe Godin si i Uruguait do të kenë një sfidë personale. 

20: 00/ Uruguai – Portugali 


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Sport Cristiano Ronaldo Portugalia Uruguai