Sport 9 Maj 2018, 13:02

Formacioni më i mirë në Spanjë, dominon Barcelona (emrat)

Shkruar nga Pamfleti

Formacioni më i mirë në Spanjë, dominon Barcelona (emrat)

Nuk ka pikë dyshimi që lojtarët e Barcelonës meritojnë të jenë të shumtë në listën e më të mirëve të këtij edicioni në La Liga spanjolle. Kështu, uebsajti i njohur ndërkombëtar i lajmeve të futbollit “Goal.com” e ka zgjedhur formacionin më të mirë të vitit në La Ligën spanjolle, i cili dominohet nga lojtarët e kampionit, Barcelonës.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Skuadra e Barcelonës tashmë e ka siguruar titullin në ligën elitare spanjolle dhe e ka fituar Kupën e Mbretit, si dhe është shumë pranë ta përfundojë sezonin si skuadër e pamposhtur. Formacioni i sezonit 2017-18 i përzgjedhur nga “Goal” dominohet nga katër lojtarë të Barçës, dy të Real Madridit dhe dy të Atletiko Madridit, një të Celta Vigos, një të Real Betisit dhe një të Real Sociedadit.  Natyrisht, nuk kishte si të mungonin në këtë 11-she të suksesshme në La Liga dy rivalët e mëdhenj, Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo. /Pamfleti Sport

 

Sport