Sport 3 Qershor 2018, 15:27

Formacioni zyrtar/ Panucci nuk përsërit dy herë të njëjtin gabim me Shqipërinë

Shkruar nga Pamfleti
Formacioni zyrtar/ Panucci nuk përsërit dy herë të

Shqipëria do të luajë me Ukrainën prej orës 16:00, në Evian, të Francës. Formacioni zyrtar i Shqipërisë është bërë publik dhe ndryshimet e trajnerit Christian Panucci për këtë takim u mësuan. Strategu Italian ndryshoi në mbrojtje, por dhe në sulm.

Nga minuta e parë në portë do të luajë kapiteni Etrit Berisha. Në mbrojtje do të jetë Hysaj në të djathtë, në qendër Gjimshiti dhe Mavraj, ndërsa në krahun e majtë do të jetë Veseli. Në mesfushë do të luajë Lilaj para mbrojtjes. Sipër tij do të jenë Roshi, Lenjani, Ndoji dhe Ramadani.

Në sulm do të luajë nga minuta e parë Manaj. Kjo përzgjedhje nuk do t’i pëlqejë aspak Balajt, që u la në stol, por as Cikalleshit dhe Gurit. Këta të fundit ishin në formacion në ndeshjen kundër Kosovës.
Formacioni zyrtari Shqipërisë:  Berisha, Hysaj, Mavraj, Gjimshiti, Veseli, Lilaj, Roshi, Lenjani, Ndoji, Ramadani, Manaj. Trajner: Christian Panucci.

Sport Christian Panucci Etrit Berisha Shqipëria