Forum21 Maj 2024, 14:43

Një “grusht” njerëzish, që nuk dinë ç’bëjnë

Shkruar nga Artur Ajazi

Një “grusht” njerëzish, që nuk dinë

Kjo opozitë, është më qesharakja e 34 viteve demokraci, aq sa ky tranzicion, duket i pamërzitshëm, kur e krahason me estradën që gajas shqiptarët, njëri nga maja e ballkonit, tjetri majë podit përpara bashkisë.

Për herën e pestë apo të gjashtë (por kjo nuk ka rëndësi), një “grusht” njerëzish që thonë se “jemi opozita”, mblidhen para derës së bashkisë së Tiranës, dhe protestojnë. Disi e veçantë “protesta e tyre”.

Pas fjalimeve “energjike dhe bombastike”, fjalën e merr Belindi, dhe pas tij vijnë shashkat, molotovët, shtyhen policët, shehen me libër shtëpie kryetari, kryeministri, etj.. Pra kjo ishte dhe mbetet “protesta e opozitës”. Tek i sheh nga lart, të duken një “grusht njerëzish”, që mblidhen para një institucioni, dhe nuk dinë ç’bëjnë, ç’kërkojnë, kush i nxit, kush i drejton, qëllimi i tyre, apo forca politike që përfaqësojnë.

Thonë se “jemi Partia Demokratike”, pastaj thonë se “jemi fitorja, do ta burgosim Erionin dhe Ramës”. Pra në këtë rast, ata bëjnë edhe prokurorin, gjyqtarin, policin. Parafytyroni pak, sikur ky “grusht njerëzish” të kenë nesër pushtetin, të vijnë dhe drejtojnë institucionet e shtetit, të zgjidhin hallet dhe problemet e Tiranës dhe Shqipërisë? Do të ishte fatalitet. Por nuk u mbushet mëndja. E kanë marrë seriozisht, pasi u thotë ish-lideri historik se “Erionin do ta largojmë nga bashkia, Edi Ramën nga qeveria”. Naiviteti i një drejtuesi pasqyrohet mrekullisht në budallallikun e një “grushti njerëzish”, që manipulohen kaq lehtë.

Ata nuk vijnë nga Hëna apo Marsi. E dinë se, akuzat dhe denoncimet dergohen në organet kompetente, dhe se Erioni, Rama apo kushdo tjeter ikin me votë të lirë nga shumica e shqiptareve, dhe jo nga molotovët dhe vezët e tyre. Në rast se besojnë ish-liderin e tyre, atëhere duhet thënë se, janë mbrapa 50 vjet.

Në çdo vend europian, një “grushti njerëzish”, që prishin qetesinë publike, që ndotin ambientin dhe institucionin, Policia e Shtetit, do tu kishte bërë hatanë. Penalizimet në Gjermani apo Francë, shkojnë në gjoba disa mijëra euroshe, por edhe dergimi për heqja lirie nuk mungon.

Të protestosh, nuk do të thotë ti vësh flakën bashkisë, kryeministrisë, të rrezikosh jetën e policëve, sepse kështu ka orientuar ish-lideri apo Belindi. Ky i fundit e ka “andërr në sirtar bashkinë”, ndaj dhe nuk ndalet çdo të martë, të nxjerrë nga arkiva e Rithemelimit, “dosje të reja korrupsioni’, i tund dhe lexon ato para atij “grushti njerëzish”, dhe u premton atyre se “ ju betohem se do ta burgos Erionin, pastaj Ramën, dhe do të fitojmë pushtetin”.

Kjo opozitë, është më qesharakja e 34 viteve demokraci, aq sa ky tranzicion, duket i pamërzitshëm, kur e krahason me estradën që gajas shqiptarët, njëri nga maja e ballkonit, tjetri majë podit përpara bashkisë.

një “grusht” njerëzish që nuk dinë ç’bëjnë