Forum22 Maj 2024, 20:08

Zgjedhjet e parakohshme në Britani dhe 'tersi' i David Cameron pas takimit me Ramën

Shkruar nga Myslim Murrizi

Zgjedhjet e parakohshme në Britani dhe 'tersi' i David Cameron

Ehhh mor David Cameron po ta njohësh siç e njohin Shqiptarët nuk do ta kishe takuar në zyrë por në WC të aeroportit ose në ndonjë parkim në Londër siç e takoj MG Gonigali por mund të të rrasnin 5-6 vjet në burg.

Çfarë tersi!!!!!

Sa u fut në zyrën e “liderit” global, e lajmëruan që e kanë “hequr” nga puna se më 4 korrik do ketë zgjedhje dhe sipas gjasave Rushiti (Rishi) nuk ka shance të fitojë më.

Ehhh mor David Cameron po ta njohësh siç e njohin Shqiptarët nuk do ta kishe takuar në zyrë por në WC të aeroportit ose në ndonjë parkim në Londër siç e takoj MG Gonigali por mund të të rrasnin 5-6 vjet në burg.

Po mos u mërzit David se ish kryeministri i Anglisë Tony Blair ja ka pa “hajrin” më shumë pasi nuk ishte në pushtet Ramës se sa kur ishte Kryeministër.

Kështu që pas datës 4 korrik hipi Ballonës dhe hajde në Shqipëri David, e dil andej poshtë nga Jugu dhe hap sytë se ka akoma disa ishuj të vegjeël ose shif se mos te “fal” ndonjeë nga “çunat” e Dubait 3-4 hektar toke siç i falën gjeneral Lisit për bashkëpunim në fushën e kanabisit, se “çunat” e Londrës ndoshta nuk të pëlqejnë ngaqë të njohin mirë dhe nuk të duan se bashkë me Rushitin doni t’i dërgoni në shkretëtira

Rrugë të mbarë David dhe mos u shqetëso shumë se për pak kohë mbase të vjen Rama atje në takimet me diasporën se Ramës i del shpirti për Emigrantët prandaj për 11 vjet ka larguar nga Shqipëria mbi 800 mijë Shqiptarë.

myslim murrizi