Aktualitet11 Qershor 2019, 17:43

Forza Italia ngre “alarm” shqiptar edhe në Itali: Shqipëria në krizë, ta trajtojmë me urgjencë

Shkruar nga Pamfleti
Forza Italia ngre “alarm” shqiptar edhe në Itali:

Deputetja italiane Erica Mazzetti nga Forza Italia kërkon nga qeveria e vendit të saj që të reagojë për krizën politike në Shqipëri, që sipas saj, po prekën majat. Deputetja italiane thekson se Shqipëria është në mesin e një krize të thellë institucionale teksa kryeministri Edi Rama paralajmëron shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Ajo thotë se është urgjente reagimi i qeverisë italiane, ne mbrojtje të qytetarëve italianë në Shqipëri. Nacionalizmi i Forza italias nuk lë asnjë ndodhi politike pa ngritur alarme false duke u përpjekur të krijojnë një klimë jo të qetë në favor të politikave të tyre të brendshme.

Deklarata e plotë e deputetes italiane:

Shqipëria është në mes te një krize të thellë institucionale, siç raportohet edhe nga të gjitha mediat. Kryeministri Edi Rama po kërkon te shkarkojë presidentin Meta, menjëherë sapo ky i fundit mori vendimin për të anuluar datën e zgjedhjeve lokale, te cilat ishin në prag.

Ai e përkufizoi vendimin e presidentit si një vetëvrasje. Më herët, lideri i opozitës, Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike (anëtare e PPE), hoqi dorë nga mandati i deputetit, së bashku me të gjithë kolegët e partisë së tij, duke theksuar lidhjet e vazhdueshme ndër vite mes Ramës dhe lordëve të drogës, që eksportojnë pandërprerë drogë drejt Italisë. Basha e cilësoi në media kërcënimin e Ramës për shkarkimin e presidentit si një blof.

Tensioni në Shqipëri ka prekur majat. Kujtoj se janë të shumtë italianët që kanë kapërcyer Adriatikun dhe kane themeluar atje sipërmarrjet e tyre. Pra, është urgjente reagimi i qeverisë italiane, ne mbrojtje të qytetarëve tanë atje.

Lajmet politike që vijnë nga Shqipëria nuk mund të konsiderohen një kronikë e largët për ne. T’i kthejmë shpinën këtij realiteti do te ishte një sinjal i dobësisë së politikës tonë të jashtme.

Nga Shqipëria po na vjen një kërkesë e thekshme për ligjshmëri. Italia duhet t’u përgjigjet gjithmonë “këtu” këtyre kërkesave për ndihmë.

Aktualitet