Një bebe rreth dy muajshe është infektuar nga COVID-i në Tiranë. Bebja është personi më i ri i prekur nga koronavirusi deri më tani në Shqipëri, e cila është dërguar dje tek pediatria në QSUT, më pas i është bërë tamponi dhe ka dalë pozitiv me Covid.
Lajmin e ka konfirmuar sot në mbrëmje në një intervistë me Blendi Fevziun, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
“Kemi një rast të një fëmije 2 muajsh që është shtruar në spitalin pediatrik në shërbimin e infektivit bashkë me të ëmën e vet. I ka dhënë pasojë Covidi, është rasti i parë që ne kemi një fëmijë të shtruar në spitalin infektiv që kërkon trajtim mjekësor së bashku me nënën e tij.”, tha ministrja.