Showbiz10 Gusht 2018, 21:04

Foto/ A e ka bërë ndërhyrje në gjoks Beatrix Ramosaj? Ja se çfarë thotë ajo për këtë gjë

Shkruar nga Pamfleti

Fotot e fundit të Beatrix Ramosajt në Instagram, kanë ngjallur kureshtjen e të gjithëve në lidhje me një ndërhyrje në gjoks që mund të ketë bërë këngëtarja. Ndryshimi i dukshëm në pamjen e Beatrix u mor i mirëqenë nga disa media për një ndërhyrje estetike.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Nisur nga këto aludime, “iconstyle.al” kontaktoi personalisht me këngëtaren për ta pyetur në lidhje me vërtetësinë e tyre.

Por Beatrix Ramosaj, e cila aktualisht ndodhet me pushime, nuk bëri asnjë prononcim në lidhje me këto pretendime.

“Aktualisht jam me pushime dhe nuk i kam parë ato që janë shkruar për mua. Nuk kam asnjë koment”, tha Beatrix për “iconstyle.al” duke na treguar se aktualisht po i shijon ditët e verës larg zhurmës mediatike dhe nuk do t’ia dijë fare për ato që shkruhen për të.

Këngëtarja po shijon disa ditë pushimesh bashkë me vëllain Alban Ramosaj dhe një grup shoqëror në plazhet e jugut. Bashkë me ta është edhe fotografi i njohur Endrit Mërtiri, i cili me siguri ka gisht në këto foto kaq tërheqëse.

 

 

 

Showbiz