Ajo ishte veshur elegante për një arsye të fortë siç ishte eventi i bamirësisë.
Dhe bukuroshja e serialit “Big Bang Theory”, Kaley Cuoco u sigurua që të dallohej nga turma në eventin Hilarity For Charity të dielën në një fustan shumë të guximshëm.
Aktorja tregoi mbështetjen e saj për Seth Rogen, i cili prezantoi shfaqjen e tij të varietetit për Hilarity for Charity, në Hollywood Palladium në Los Anxhelos, për të mbledhur fonde për organizatat bamirëse për Alzheimerin. /PamfletiMAGAZINE