Sport 7 Shkurt 2019, 11:02

Foto: Akuza nga Vlora: Gjyqtari mori para!

Shkruar nga Pamfleti

Te Flamurtari nuk gjejnë qetësi dhe duket se po përsëritet situata e vjetshme me arbitrat. Pas takimit me Kukësin, në Vlorë kanë pretendimet e tyre edhe për takimin e djeshëm në Kupën e Shqipërisë kundër Tiranës.

Lojtarët e kanë humbur durimin dhe i radhës që nuk e mbajnë nervat është Emiliano Musta. Ai akuzon hapur gjyqtarin Laver Alla. Ky i fundit është ironizuar nga mbrojtësi i Flamurtarit, madje me akuza të ashpra. 

“Fluturo, fluturo, Laver Alla”, simbole leku dhe aludime. Një dëmtim i rëndë mund t’i vërtitet futbollistit të kuqezinjëve. 


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Sport Akuza Flamurtari