Showbiz 5 Prill 2018, 09:36

Foto/ Albërie Hadërgjonaj jo vetëm këngëtare, njihuni me profesionin e saj më të ri

Shkruar nga Pamfleti

Foto/ Albërie Hadërgjonaj jo vetëm këngëtare, njihuni me profesionin e saj më të ri

Albërie Hadërgjonaj është një emër mjaft i dashur për publikun shqiptar. Por duket se tashmë ajo është larguar paksa nga muzika për t’u përkushtuar profesionit të saj.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

A e kishit menduar ndonjëherë se Albëria do të ishte një agjente shitjesh?

Së fundmi ajo na ka treguar diçka për profesionin e saj si dhe për trajnimin që ka bërë në një agjensi shitjesh në New York.

Albëria ka publikuar në ‘Instagram’ një shkrim të kësaj agjensie, ku ata tregojnë se kush është Albëria, nga vjen dhe çfarë bën.

Përbri saj ajo shkruan: “Pak për mua, do të doja të falendëroja gjithësecilin prej jush që më ka mbështetur në çdo mënyrë.  Duke qenë pjesë e këtij programi më bëri të merrja pjesë në trajnimet më të mira të jetës sime. Jam këtu për ti treguar çdo gruaje që vjen në këtë vend të mahnitshëm të mos frikësohet se nuk mund t’ja dalë”.

Nëpërmjet kësaj këngëtarja na ka treguar se ajo jo vetëm është një agjente shitjesh por tashmë ka edhe disa këshilla për gratë që duan të ecin përpara në një vend të huaj.

 

 

 

Showbiz