Foto/ Dikur në një lidhje, por shikoni si kërcen këngët e Ledrit i dashuri i Dua Lipës

Këngëtarja me origjinë shqiptar Dua Lipa ka mbërritur së fundmi në Kosovë, ku dhe do të këndojë në koncertin ‘Sunny Hill Festival’ që do të nisë mbrëmjen e sotme. Ajo duket se po e shijon shumë qëndrimin e  saj në vendlindje dhe së bashku me të dashurin e saj Isaac Carew kanë festuar nën ritmet e këngëve shqiptare.

Ajo që habiti fansat e këngëtares është momenti kur  Dua së bashku me të dashurinë u shfaqën duke kërcyer nën ritmet e këngës së Ledri Vula.

Siç dihet Dua dhe Ledri më parë kanë qenë të lidhur, por kjo gjë nuk e pengoi aspak të dashurinë aktual të këngëtares që të kërcente me këngët ‘Shumë pis’ dhe’ Princess Diana’. Madje në disa postime Isaac e ka cilësuar Duan si Princess Diana.

Loading...
error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti