Showbiz 4 Prill 2018, 19:20

Foto/ Duket si një lagje më vete, por është vetëm shtëpia e yllit të muzikës!

Shkruar nga Pamfleti

Foto/ Duket si një lagje më vete, por është vetëm shtëpia e yllit të muzikës!

Jennifer Lopez dhe Alex Rodrigez kanë derdhur një shumë prej 15.3 milionë dollarë për apartamentin e tyre të ri në New York.

Ata kanë zgjedhur apartamentin e tyre në ndërtesën 432 në Parkun Avenue në zemër të Manhattan.

Kjo qiellgërvishtëse është kthyer në një emblemë jo vetëm për lartësinë e saj të frikshme, por për luksin dhe për shkak se është vendi ku jetojnë disa nga emrat më të admiruar në botë.

Sipas informacioneve apartamenti i tyre ka 3 dhoma dhe katër tualete. Nga ambjenti i tyre mund të shikohet New Yorku nga çdo cep i shtëpisë.

Edhe pse çmimi që çifti ka paguar është mjaft i konsiderueshëm, në atë ndërtesë çmimet shkojnë deri në 82 milion dollarë.

Në mesin e luksit që ofron apartamenti i tyre nuk mund të mungonte dhe një palestër e instaluar brenda dhe për më tepër mjaft moderne, pasi dhe Lopez dhe Alex janë fanatikë të ushtrimit në palestër.

Rezidentët kanë akses dhe në pishinë si dhe nuk mund të mungonte një sallë private kinemaje.

Ky është i gjithë luksi ku do të jetojë diva e muzikës krah parterit të saj. /PamfletiMAGAZINE


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

 

Lifestyle Foto/ Duket si një lagje më vete por është vetëm shtëpia e yllit të muzikës!