Showbiz 7 Gusht 2018, 19:30

Foto/ E pabesueshme! Princi Harry shkon në dasmën e miqve të tij me këpucë të grisura

Shkruar nga Pamfleti

Në fundjavë, miqtë e ngushtë të fëmijërisë së Princit Harry janë martuar. Në dasmën e Charlie van Straubenzee dhe Daisy Jenks, Dukesha e Sussex, Meghan Markle, shkëlqente me një veshje të veçantë elegante. Por kësaj radhe vëmendjen më të madhe e mori princi Harry. Ai ka shkuar në këtë dasmë me këpucë me vrimë dhe kjo gjë ka rënë direkt në sy të fansave.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Siç edhe mund ta shihni në foto, këpuca është goxha e dëmtuar dhe kujtojmë se të njëjtat këpucë ai i ka veshur dhe në prill të këtij viti.

Mesa duket Harry nuk e vret shumë mendjen për pamjen e jashtme, thjesht kërkon të ndihet rehat me zgjedhjen e tij.

 

 

Showbiz