Foto/ E veshur kuq e zi, Dua Lipa elektrizoi gjithë Prishtinën me performancën e saj fantastike

Dua Lipa ka dhuruar mbrëmjen e djeshme atë që do të mbetet një nga performancat më të mira në karrierën e saj. Kjo pasi ylli botëror u ngjit në skenën e vendlindjes duke u bërë krenaria e gjithë shqiptarëve. E veshur Kuq e Zi, ajo përshëndeti të pranishmit në gjuhën shqipe dhe i përshëndeti të gjithë, duke i falënderuar për prezencën.

Dua performoi hitet e saj më të mëdha, si “New Rules”, “One Kiss” e deri te hitet e vjetra që e bënë të njohur. Performanca e saj u shoqërua nga një spektakël i hatashëm në skenën e madhe të ngritur në Parkun e Gërmisë.

Nuk mungoi edhe performanca e grupit ODA, pjesë e të cilit është babai i Duas, Dukagjin Lipa. Festivali Sunny Hill vazhdon me ditën e dytë dhe të tretë, ku në ditën e dytë performon ylli i hip hopit Action Bronson dhe në ditën e tretë dj me famë botërore, Martin Garrix.

 

 

Loading...
error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti