Showbiz 9 Gusht 2018, 20:12

Foto/ Fansi i Noizyt çmendet, bën tatuazhin për reperin dhe habit të gjithë

Shkruar nga Pamfleti

Reperi i njohur shqiptar Noizy është një ndër të preferuarit për publikun shqiptar. Ai  ka një numër të madh fansash, të cilët e përkrahin këngëtarin në çdo këngë që ai publikon. Siç dihet Noizy është një ndër më të ndjekurit në rrjetet sociale dhe të shumtë janë ata fansa që kanë bërë çmenduri për të.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Së fundmi reperi ka treguar një nga veprimin më të çmendur që një nga fansat e zjarrtë ka bërë për të. Noizy ka publikuar një video në ‘Instastory’ ku tregon se një djalë ka gdhendur në trupin e tij tekstin e këngës më të re të reperit ‘Peace Love’.

Sic shihet në video ai ka shkruar shprehjen ‘Nëse ti s’je Zoti s’munesh mem gjyku’ që është shkëputur nga kjo këngë. Pranë videos reperi ka shkruar ‘Shprehje që hyn nën lëkurë’.

 

 

Showbiz