Showbiz11 Qershor 2018, 22:05

Foto/ Garë mes moderatorësh për sezonin e ri! Kjo prezantuese ia merr emisionin Jonida Shehut nga duart

Shkruar nga Pamfleti

Foto/ Garë mes moderatorësh për sezonin e ri! Kjo prezantuese ia merr emisionin Jonida Shehut nga duart

Moderatorja Jonida Shehu është shkëputur nga ekrani, që pas largimit të saj nga televizioni “Top Channel” në muajin tetor të vitit të kaluar. Mediat raportuan se Jonida do të zhvendosej pranë televizionit “Klan Plus”, por këto zëra u hodhën poshtë menjëherë.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Sakaq, u përfol edhe se Shehu do të nisë një emision në sezonin e ri televiziv pranë televizionit “Klan”, që do të transmetohej në fashën e orarit 10 me 12 të paradites. “Xing.al” shkruan se është vendosur që ky emision t’i besohet ish-banores së “Big Brother” Alba Çobaj, e cila fillimisht ishte përzgjedhur për të punuar si gazetare. Ende nuk janë bërë të ditura detajet e emisionit, që pritet të nisë në sezonin e ri televiziv.

Showbiz