Aktualitet 2 Gusht 2018, 23:21

Foto/Greqi, arrestohet i riu shqiptar me 18 kg drogë në makinë

Shkruar nga Pamfleti

Greqi, arrestohet i riu shqiptar me 18 kg drogë në makinë (FOTO)

Policia greke ka zbuluar identitetin e shqiptarit të arrestuar sot në Greqi me 18 kilogramë marijuanë.

Sipas policisë greke, në pranganë Igumenicë është vënë Angjel Sullaj.

Po ashtu mësohet se Policia e Sarandës ka nisur hetimet për këtë shtetas, dhe ka kryer edhe kontrollin e banesës së tij.

 Ndërsa në pranga ra 19-vjeçari Sullaj, është shpallur në kërkim organizatori i trafikut, një shqiptar 28-vjeçar.

 

 

 

 

 


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Aktualitet 18 kg droge Arrestim Greqi I riu shqiptar