Showbiz15 Maj 2018, 09:56

Foto/ Humbje e madhe për Hollywood-in! Ndahet nga jeta aktorja e filmit “Superman”

Shkruar nga Pamfleti

Foto/ Humbje e madhe për Hollywood-in! Ndahet nga jeta aktorja e filmit “Superman”

Të gjithë jemi rritur me filmat e “Superman”, por jo shumë vetë e mbajnë mend filmin e parë të realizuar në vitin 1978.

Sot po e kujtojmë për një arsye të trishtë pasi, aktorja Margot Kidder, e cila fitoi famë si Lois Lane në filmin e vitit 1978, është ndarë nga jeta të dielën në shtëpinë e saj në Montana.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Ajo ishte 69 vjeçe dhe sipas menaxherit të saj, aktorja vdiq në mënyrë paqësore në gjumë. Kidder ka luajtur me Christopher Reeve në filmin origjinal “Superman” dhe tre pasuesit: “Superman II” në 1980, “Superman III” në 1983 dhe “Superman IV: Kërkimi për Paqe” më 1987.

Reeve vdiq në vitin 2004 pas komplikimeve nga një infeksion, 9 vjet pasi pësoi një aksidenti me kalë.

Në vitin 2016, Kidder tha për faqen e internetit “Hey U Guys” se kimia e saj me Reeve ishte autentike “sepse kishin prejardhje të njëjtë dhe ai dukej si një nga vëllezërit e saj”.

E lindur në veriperëndim të Kanadasë, aktorja bëri debutimin e saj të parë profesional në serialin televiziv “Wojeck” në 1969 dhe luajti rolin e saj të parë në filmin kanadez të vitit 1968 “The Best Damn Fiddler from Calabogie to Kaladar”.

Ajo gjithashtu luajti në filmin horror “The Amityville” në vitin 1979 dhe ka punuar vazhdimisht në televizion dhe në skenë.

Pas tre martesave dhe mijëra dollarëve të shpenzuara në faturat mjekësore pasi vuante nga çrregullimi bipolar, Kidder e gjeti veten të pastrehë në vitin 1996.

Historia e saj fitoi zemrat e fansave dhe Hollivudit dhe shumë njerëz ofruan ta ndihmojnë Kidder-in, e cila përfundimisht u përmirësua dhe u bë avokate e shëndetit mendor.

Showbiz