Showbiz19 Prill 2018, 09:43

Foto/ Ish-deputetja e PD-së braktis politikën, i rikthehet zanatit të vjetër të qepjes: Gjyshërit e mi bënin veshje për

Shkruar nga Pamfleti

Foto/ Ish-deputetja e PD-së braktis politikën, i rikthehet zanatit të vjetër të qepjes: Gjyshërit e mi bënin veshje për princeshat

Politika nuk është i vetmi vokacion i saj! Edhe pse e kemi parë disa vite të shkuara, mjaftueshëm të angazhuar në Parlamentin e Shqipërisë, si deputete e Partisë Demokratike, tashmë ajo ka bërë kthesën e papritur në karrierën e saj.

Ka braktisur politikën, për t’ju përkushtuar një profesioni që e rikthen pas në traditë, e që duket se ka lindur në gjenezën e familjes së njohur të saj. Sot, Lalja Përnaskën mund ta gjeni më shumë të fokusuar në atelienë e re të familjes, ku qëndistaria, stilimi i veshjeve interesante dhe koleksioneve të reja është stili i përditshëm i punës së saj.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

E ftuar në puntatën e djeshme të “Pasdite” në Top Channel, krahas këtij orientimi të ri profesional ku ajo është përfshirë prej disa kohësh, Lajla ka rrëfyer disa aspekte të panjohura për publikun. Kështu, ajo na njohu me historinë e gjyshërve të saj, që dikur kishin punuar si rrobaqepës të talentuar, ku klientët më të rëndësishëm në atelienë e tyre asokohe ishin pikërisht motrat e Mbretit Zog, princeshat të cilat dallonin për stilin elegant të veshjeve, detajet unike që spikasnin në to, e dizenjot e veçanta që punoheshin me mjeshtëri artizanale nga duart e gjyshërve të saj.

“Edhe pse zgjodha fusha të tjera të jetës dhe veprimtarisë profesionale, sot i jap rikthyer me shumë obligim zanatit të vjetër të gjyshërve të mi, madje jo vetëm unë, por e gjithë familja ime jemi fokusuar në këtë fushë. Kam trashëguar shumë gjëra interesante nga ata”, thotë Përnaska, e cila tashmë i ka vënë një emër atelisë së re të ndërtuar nga ajo dhe familja e saj. Quhet “Onus” dhe në të materializohen ide dhe veshje vërtet interesante.

Shumë suksese Lajlës në këtë rrugëtim të ri, që nuk ka kurrëfare lidhje me ngjyrat e politikës shqiptare!

codramol
smile

Showbiz