Showbiz11 Korrik 2018, 22:43

Foto/ Jonida Maliqi flet për ndarjen nga bashkëshorti, pranon këtë fakt të rëndësishëm

Shkruar nga Pamfleti

Në qershor të vitit 2017, u bë publik lajmi se Jonida Maliqi dhe Gent Prizreni kishin vendosur t’i jepnin fund martesës së tyre. Një vit më pas, këngëtarja shqiptare ka rrëfyer momentin e parë që miqtë e saj morën vesh lajmin e divorcit dhe sesi arriti të kalojë një ndër momentet më të vështira të jetës së saj.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

“ Ne e vendosëm që nuk do të ishim më bashkë. Kjo, ka qenë një ndër periudhat më të vështira të jetës sime. Është dashur shumë kohë që të dilnim në atë vendim. Ka qenë një luftë e brendshme që nuk e kam reflektuar jashtë, ndaj shumë njerëz janë çuditur në momentin që morën vesh lajmin, sepse unë vazhdova rutinën time. Kaloi vetëm në këtë mënyrë, duke menduar për vetveten, për Danin, për të mirën e familjes dhe për të mirën tonë si çift. Kishim mbërritur në një pikë që nuk mund të ishim të qetë pranë njëri-tjetrit, vetëm distanca do na bënte mirë, ashtu sikurse jemi sot në paqe. Koha shëron gjithçka. Me kalimin e saj çdo gjë shuhet, nuk harrohet, por ama nuk ke më emocionet e dikurshme dhe sa herë më pyesin, kjo është këshilla ime e vetme, efekti kohë.” – tregoi për revistën “Who” këngëtarja e hitit “N’Errësirë”.

Edhe përse kishte tentuar disa herë të shpëtonte martesën, Jonida Maliqi ishte dorëzuar përpara divorcit, si e vetmja zgjidhje që ata të jetonin në paqe.

 “Patjetër, mendoj se kam bërë përpjekjet maksimale brenda limiteve të mia për ta shpëtuar martesën. Jemi njohur shumë të rinj, e perceptojmë ndryshe kur rritemi. Kur jemi të vegjël dashurojmë, idealizojmë në një mënyrë tjetër. Kur rritesh gjërat i shikon në një këndvështrim ndryshe dhe është çështje përshtatjeje.” – përfundoi këngëtarja shqiptare.

Në intervistën për revistën “Who”, Jonida pranoi se ka dy vite që është vetëm  edhe përse lajmi ka dalë përpara një viti.

 

Showbiz