Showbiz13 Korrik 2018, 08:08

Foto/ Këngëtarja shqiptare flet për martesën me biznesmenin e njohur: “S’ishte zgjedhja ime…”

Shkruar nga Pamfleti

Në dhjetor të vitit 2017, Adelina Tahiri dha lajmin se kishte lidhur kurorë me partnerin e saj, avokatin maqedonas, Serjozha Markov. Këngëtarja e mbajti të fshehtë për një kohë të gjatë identitentin e tij, por nuk vonoi shumë që përmes disa fotosh ajo të tregonte edhe propozimin e fejesës në Vjenë, duke treguar unazën e shtrenjtë.

Im officially married

A post shared by AdelinaTahiri (@adelina_tahiri1) on

Mirëpo fansat nuk e pritën mirë martesën e këngëtares. Fillimisht sepse këngëtarja është 25 vite më e vogël dhe e cilësonin skandaloze, që ajo u martua me një person, që ka moshën e të atit. Së dyti, për lidhjet e tij të ngushta me partinë e Nikolla Gruevskit, i cili njihet për bindjet e tij anti-shqiptare.

Bye bye ?

A post shared by AdelinaTahiri (@adelina_tahiri1) on

Mirëpo Adelina vendosi të mos u përgjigjej fansave, duke jetuar e lumtur martesën e saj. Epo deri më tani! E pyetur nga fansat në “Instagram” se përse zgjodhi partner nga Maqedonia dhe jo nga Shqipëri, këngëtarja është përgjigjur:

“S’ishte përzgjedhja ime. Ashtu deshi Zoti. Jam shumë e lumtur. Pa paragjykime” – shkruan këngëtarja, duke i kthyer njëherë e mirë përgjigje të gjithë skeptikëve.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Adelina Tahiri pritet të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë në muajin gusht.

Showbiz