Showbiz 8 Maj 2018, 12:02

Foto/ Në festën e ditëlindjes, Ajsi Xhaxhaj merr propozimin për fejesë nga partneri

Shkruar nga Pamfleti

Foto/ Në festën e ditëlindjes, Ajsi Xhaxhaj merr propozimin për fejesë nga partneri

Vetëm një javë më parë, Ajsi Xhaxhaj me anë të një fotoje në Instastory prezantoi për herë të parë të dashurin e saj. Çifti shfaqeshin duke u puthur në Paris ndërsa aktorja ja kishte mbuluar fytyrën djalit që i ka rrëmbyer zemrën.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Dje Ajsi ka pasur ditëlindjen e në këtë ditë të veçantë ka marrë dhuratë nga partneri një kuti në formë zemre me trëndafila të kuq dhe trëndafila të bardhë me inicialet e tyre.

“Kur alfabeti përshtatet me ne të dy”, shkruan Ajsi referuar inicialeve të tyre A dhe B.

Mbi trëndafilat shihet një kuti me unazë dhe po dyshohet se aktorja dje ka marrë propozimin për fejesë.

“Kur ditëlindja të bëhet akoma më e bukur nga gjysma tjetër e shpirtit. Ky njeri di si të më bëjë të qesh”, shkruan Ajsi.

Showbiz