Showbiz25 Maj 2018, 14:06

Foto/ Një të dashur super të pasur, zbulohet emri dhe fytyra e mashkullit me të cilin puthet Roza Lati

Shkruar nga Pamfleti

Foto/ Një të dashur super të pasur, zbulohet emri dhe fytyra e mashkullit me të cilin puthet Roza Lati

Kush është djali me të cilin po shoqërohet Roza Lati? Të gjithë ndjekësit e moderatores u bënë kuriozë të mësojnë më shumë për mashkullin me trupin e mbushur me tatuazhe, me të cilin Roza shkëmbeu një puthje dhe gjatë paradites së sotme publikoi fotot e realizuara ndër muajsh me të.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Një nga videot e publikuara nga Roza Lati duket se zbulon padashje imazhin e tij, pas zhdukjes së emoji-t. Dhe ajo që arritëm të gjithë të shihnim është pikërisht ky moment:

Kështu burime për “iconstyle.al” zbuluan identitetin e tij. Në fakt mashkulli të cilin Roza nuk e cilëson si të dashur, por vetëm shok, nuk është i panjohur në rrjetet sociale.

Ai është Arbër Tresku, duke na siguruar edhe një imazh të tij.  Disa media nisën të aludonin se mashkulli misterioz ishte i huaj, pa pikasur një nga detajet e dukshme: tatuazhin Mirdita, që është edhe vendlindja e Arbërit.

Profili i tij në Instagram është i mbyllur, por nga imazhi i siguruar mund të kuptojmë ngjashmërinë mes djalit të fotos dhe atij që fshihet në postimet e Roza Latit, nga tatuazhet.

“Familja është pasuri”, shkruan Arbër Tresku në profilin e tij.

Pamja e tij ndoshta ka tërhequr vëmendjen pasi është postuar edhe te faqja “Rich Kids Albania”, me shampanjë në tavolinë dhe aksesorët floriri.

“E pra shokë dhe shoqe, të duash të mbash private jetën tënde sentimentale mund të të kthehet si ‘boomerang’ herë për keq e herë për mirë. Mungesa e informacionit për kureshtarët i bën t’ju tejkalojë truri në fantazira që do të thotë, çfarë nuk kam dëgjuar për veten. Më kanë bërë për të dashur lloj lloj njerzish, alienësh, fantazmash. Kurrë nuk kam dal publikisht dhe të kem thënë ky është i dashuri im, sepse nuk e meritonte dikush këtë kurorë floriri kaq të rëndë t’ja vija mbi kokë… “, shkroi Roza në postimet e saj në Instastory, para se të publikonte më pas fotot.

E gjithë kjo zhurmë u mbyll nga ana e moderatores me postimin e fotos së Marilyn Monroe, të shoqëruar me shkrimin: “Mund ta shikosh shprehjen “ik pi*dhu” në buzëqeshjen time?”

 

Showbiz