Showbiz22 Qershor 2018, 09:53

Foto/ Nuk ndjente më orgazmën, pacientja fiton 1.5 milion paund dëmshpërblim, arsyeja do ju shtangë në vend

Shkruar nga Pamfleti
Foto/ Nuk ndjente më orgazmën, pacientja fiton 1.5 milion paund

Një grua rreth 45 vjeç e quajtur Ginny Atchison, që prej moshës 16 vjeçare nuk ka mundur të ndjejë kënaqësinë që të jep seksi pasi kjo e fundit gjatë një takimi rutin tek mjeku, mori ilaçet e gabuara që i ç’aktivizuan të ndjente orgazmën.

Gjithë jetën, Atchison ka vuajtur për të ndjerë sërish kënaqësi seksuale dhe është munduar me shumë medikamente dhe vibratorë ta rikthejë ndjesinë. “Fatkeqsisht, gjithçka që kam provuar nuk më ka ndihmuar dhe s’munda kurrë ta ndjej kënaqësinë” – thotë ajo.

“Unë kam qenë një person shumë seksual dhe më shijonte shumë marrëdhënia në shtrat. Që prej moshës 14 vjeç dhe deri kur nuk munda më të ndjeja asgjë, kam kaluar eksperienca shumë të mira seksuale” – shton Atchison.

Duke qenë se kjo histori është bërë shumë e famshme në Britaninë e Madhe, mediat e kanë transmetuar në masë dhe vetë gruaja nisi një betejë ligjore, duket se institucionet përkatëse vendosën të reagonin duke e marrë seriozisht si rast. Në fund të këtij viti, Atchison do të mund të marrë 1.5 milion paund dëmshpërblim nga mjekësia angleze.

Kujtojmë se ajo është e martuar dhe ka një djalë 20 vjeç sot, por sërish, tregon se fakti që nuk ndjen kënaqësi seksuale ia ka bërë jetën shumë të trishtë dhe prej kësaj është nervoze gjithë kohës.

Nuk dihet nëse me dëmshpërblimin që do të marrë, Atchison do të mbetet e kënaqur apo jo?

Showbiz