Foto/ Pas ndarjes nga Benardi, Xheni e BB prezanton dashurinë e re

Xheni dhe Benardi ishin një prej çifteve më të njohur e më të komentuar të Big Brother Albania, marrëdhënia e të cilëve u prish disa muaj pas daljes nga shtëpia. Mirëpo, megjithse u ndanë, Xheni tërhoqi shpesh vëmendjen e portaleve me deklaratat për Benardin, me të cilin shpresonte të lidhej sërish.

Megjithatë, shumë muaj pas ndarjes së bujshme, duket se ish-banorja ka gjetur një dashuri të re. Trendin e fundit të Instagramit, ku ndjekësit të bëjnë pyetje dhe ti i përgjigjesh në Instastory, e provoi edhe Xheni.

Ajo ka habitur fansat kur pyetjes nëse është në një lidhje, i është përgjigjur me ‘Po’.
“Jam dashuruar me qenin tim”, shkruan me pas ish-banorja, duke i sqaruar të gjithë.