Showbiz 2 Maj 2018, 15:17

Foto/ Pasi u përfol se ka pasur një lidhje me Stresin, Fifit i hapet një problem shumë i madh

Shkruar nga Pamfleti

Foto/ Pasi u përfol se ka pasur një lidhje me Stresin, Fifit i hapet një problem shumë i madh

Fifi ka bërë xhiron e mediave rozë ditët e fundit pas deklaratës së Stresit në emisionin “Nin”, i cili tha se ka qenë i lidhur me këngëtaren e njohur. Një deklaratë kjo që është përgënjeshtruar menjëherë nga Stresi duke thënë se ishte vetëm në kuadrin e shakasë.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Mirëpo ndërkohë që  mediat zjenin nga lajmi i lidhjes mes saj dhe Stresit, diçka e papritur i ka ndodhur Fifit. Dikush i ka vjedhur Instagram-in dhe këtë e ka bërë të ditur vet këngëtarja nëpërmjet publikimit të disa video-ve në Instastory në një profil të ri.

“Nuk kam ndërmend as të ble një Instagram tjetër, as të paguaj ndonjë haker që të ma kthejë Instagram-in e tu hyj atyre punëve sepse nuk e kam problem. Kështu kam hapur një Instagram komplet të ri. Ai që ma ka marrë Instagram-in hallall i qoftë”, shprehet Fifi.

Showbiz