Showbiz23 Maj 2018, 12:22

Foto/ Përbindëshi është larguar nga liqeni i Prespës, vajza e vogël e filmon në këtë vend

Shkruar nga Pamfleti

Foto/ Përbindëshi është larguar nga liqeni i Prespës, vajza e vogël e filmon në këtë vend

Laria Annand ishte duke ecur përgjatë liqenit Loch Ness në Skoci, bashkë me gjyshen e saj, kur vunë re diçka të çuditshme që po lëvizte në ujë dhe një dritë të madhe të bardhë që sillej rreth e rrotull.

Rreth e rrotull nuk kishte varka në atë pjesë të liqenit, ndaj Marie, gjyshja e 8-vjeçares, e cila është mësuese në një shkollë, rrëmbeu celularin dhe nisi të bëjë foto. Më pas mbesa 8-vjeçare i rrëmbeu celularin për të bërë edhe video.

Marie 62-vjeçare tha:

U ulëm për disa minuta në anën të shkëmbinjve. Po bënim fotografi me njëra-tjetrën dhe kishim futur këmbët në ujë. Për një moment pashë që uji u ndot dhe kishte shumë valë. Dukej sikur diçka po lëshonte dritë dhe ishte shumë e gjatë. Bëra disa fotografi dhe më pas mbesa më kërkoi celularin për të bërë video. Ishte shumë e çuditshme. E vetmja gjë që mendoj është se kemi parë përbindëshin e liqenit Ness”.

Kujtojmë se në dhjetor të 2017 u filmua një krijesë e ngjashme në Liqenin e Prespës dhe dyshohej se ishte pikërisht ky përbindësh që kishte arritur në vendin tonë.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

 

 

 

Kuriozitete