Showbiz11 Tetor 2018, 09:26

Foto/ Po bënte video në Snapchat, aktori i njohur aksidentohet me makinë dhe ndërron jetë

Shkruar nga Pamfleti

Foto/ Po bënte video në Snapchat, aktori i njohur aksidentohet me makinë dhe ndërron jetë

Po postonte video në “Snapchat” dhe vetëm pak orë më vonë mediat u pushtuan nga lajmi i vdekjes së tij. Aktori i njohur arab Mohammad bin Rafea është ndarë nga jeta në moshë të re pas një aksidenti me makinë.

Vdekja e të riut u konfirmua nga vëllai i tij, Abdul Khaliq bin Rafea, në një postim në Twitter. Lajmi i vdekjes së parakohshme të Rafea i ka trishtuar ndjekësit e tij dhe po shpërndahet me shpejtësi në rrjete sociale për vetë faktin se aktori vetëm pak para aksidentit ishte duke bërë video në Snapchat.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

“Vetëm disa orë më parë, ai po bënte video në Snapchat dhe tani dëgjojmë lajmin për vdekjen e tij… një ndjenjë e çuditshme, kjo dëshmon pasigurinë e jetës e cila mund të përfundojë me një kapsitje syri”, shkruan njëri prej ndjekësve të aktorit të njohur në Arabinë saudite.

 

 

Showbiz