Showbiz17 Prill 2018, 13:24

Foto/Pse u ndanë dy motrat Vorpsi, ja se çfarë ka ndodhur mes tyre prej vitit 2015 deri më sot

Shkruar nga Pamfleti

Foto/Pse u ndanë dy motrat Vorpsi, ja se çfarë ka ndodhur mes tyre prej vitit 2015 deri më sot

Ornela Vorpsi, piktorja dhe shkrimtarja e njohur deklaroi mbrëmë në emisionin “Opinion” se nuk ka më marrëdhënie me motrën e saj Laurën.

Ish zëdhënësja e Partisë Demokratike që mbajti për një periudhë kohe edhe postin e drejtuesit të Departamentit të Integrimit në këtë forcë politike, prej disa kohësh është parë rrallë në media.

Por vëmendja te ajo u rikthye pikërisht nga pyetja e Fevziut mbrëmë teksa e ka pyetur Ornelen per motren e saj me te vogel.

“Për momentin i kam prerë raportet me motrën time sepse kemi etika të ndryshime, dëshira të ndryshme dhe ndjej që nuk kemi se çfarë të ndajmë me njëra-tjetrën. Unë kam nevojë për shkëmbim të thellë dhe të vërtetë, kur nuk e kam, nuk më intereson më njeriu. Jo, nuk kam më raporte”, u shpreh Ornela.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Por çfarë ka ndodhur mes tyre prej vitit 2015 deri më sot?

Në 19 korrik të atij viti paparaci i Panorama i fotografoi dy motrat Vorpsi në plazhet e Jugut duke kaluar pushimet së bashku.

Gjatë një interviste për “ABC News”, të asaj periudhe Laura shprehej se kalonte shumë kohë me mbesën pasi është shumë e lidhur me të. Madje, për të pasur një komunikim sa më të mirë bashkë në gjuhën frënge, ajo paralelisht ndoqi një kurs për përvetësimin e kësaj gjuhe.

 

 

Showbiz