Showbiz10 Prill 2018, 09:20

Shkruar nga Pamfleti

Foto/ Shakohoxha tregon momentin më të vështirë që ka përjetuar në jetë: Kam qëndruar 5 ditë pa ngrënë e pa gjumë…

Komentatori Dritan Shakohoxha ishte mbrëmë i ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” në Tv Klan.

I marrë në pyetje nga fëmijët ndër të tjera Shakohoxha tregoi edhe momentet e tij të vështira në jetë. Shako deklaroi se ka qenë vetëm 23-vjeç, kur ka ardhur në jetë djali i tij i parë.

Ndërsa theksoi se momenti më i vështirë i jetës së tij ka qenë kur djali i tij i madh pësoi një aksident.

“Momenti ndoshta më i vështirë i jetës ka qenë kur Frenkli, djali im i madh, pati një akident dhe u vra në kokë. Na u krijua ideja se do të ndodhte ndonjë gjë shumë e keqe. Thonë shpesh se njeriu mund të qendrojë pa gjumë – ne kemi qëndruar 5 ditë pa gjumë dhe pa ngrënë, por Zoti është i madh. Gjithçka kaloi…” – tha Shakohoxha i emocionuar.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Showbiz