Showbiz20 Korrik 2018, 21:33

Foto/ Spikerja e njohur e Top Channel tregon hapat e parë në gazetari: Adi Krasta i pari që besoi tek unë

Shkruar nga Pamfleti

Beti Njumën e njohim prej vitesh si një figurë të pandarë nga Top Channel. Ajo i ka qëndruar stoike formatit serioz të edicionit informativ dhe padyshim është diçka që e realizon shumë mirë. Së fundmi është larguar paksa nga imazhi me të cilin jemi mësuar ta shohim, pasi është bërë pjesë e jurisë së ‘Top talent’.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

E ftuar në ‘Pop Culture’, Beti ka treguar për vitet e largëta, kur nisi hapat e parë në gazetari, profesion i cili e ka shoqëruar për plot 14 vite.

Ajo tregon me nostalgji episodin e vitit 1997, kur takoi për herë të parë Adi Krastën. “Adi Krasta ishte drejtor në radio Koha. Unë i propozova një emision dhe pasi lamë takimin, më tha: “Më binde!” Bëmë një bisedë edhe i pëlqeu fakti që unë kisha zgjedhur një format që ai e kishte bërë disa vite më herët, në vitin ‘93 ose ‘94”,-tregon Beti.

Por gjërat nuk kanë qenë aq të lehta kur ke përballë një njeri si Adi dhe këtë gazetarja e vërteton me vazhdimin e historisë: “Pastaj më bëri një pyetje: ‘Kush ka qenë atentatori i Papa Vojtilës?’ Unë, fare natyrshëm dhe pa u menduar, i thashë Ali Agca…” Adi Krasta duket se ka qenë i pari që besoi tek ajo, por jo vetëm në një moment.

“Me Adi Krastën lidhet edhe diçka tjetër, dokumentari im i parë që kam bërë për Telesportin. Adi ishte drejtor i Telesportit. Pastaj unë iu përkushtova dokumentarit, u bëra autore dokumentarësh. Kështu që Adi ka ndikuar dy herë tek unë”,-e mbyll fjalën ajo.

 

Showbiz