Showbiz19 Gusht 2018, 22:31

Foto/ Stilisti i njohur shqiptar bën gjestin human, për festën e Bajramit dhuron fustane për gratë e dhunuara

Shkruar nga Pamfleti

Valdrin Sahiti prej vitesh është një ndër stilistët më të suksesshëm në Shqipëri e Kosovë. Veshjet e shumë vajzave të famshme mbajnë firmën e tij dhe Valdrini ka treguar se është mjaft i talentuar.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Këtë vit që është bërë edhe baba i një vajze, Valdrini ka vendosur që punën e tij ta vendosë në shërbim të komunitetit. Në ‘Instagram’-in e tij, stilisti ka njoftuar se për festën e Bajramit, në datën 21 gusht, do të dhurojë fustane për gratë e dhunuara.

“15 vjet që gruaja është qendra e vëmendjes time…puna, frymëzimi, emocionet burojnë nga ato. Në këtë rrugëtim, mamaja ime, gruaja ime, vajza ime e mrekullueshme, më bëjnë të shoh përtej… Jo te gjitha gratë e kanë patur njësoj fatin, disa nëna, disa gra në karrierë, disa të lumtura e disa të dhunuara. Me urimin për t’i veshur për ditë më të lumtura, Bella dhe unë nisim kështu një etapë të re krijimi, frymëzimi dhe përgjegjësie. “Bella Foundation” nis rrugëtimin me ndjeshmërinë sociale dhe përgjegjësinë për një botë më të mirë, ndaj me rastin e festës së Bajramit, Valdrin Sahiti do të dhurojë fustane të mrekullueshme për gratë e dhunuara. Për t’i bërë të ndihen unike dhe vetbesimi t’ju jap forcë për të ecur të forta përpara”, – ka shkruar Valdrini në ‘Instagram’. Ky është me të vërtetë një gjest fisnik dhe për t’u marrë shembull.

Showbiz