Showbiz25 Maj 2018, 20:18

Foto/ Thanë se u dhanë biletat falas, reagon për herë të parë Notis Sfakianakis

Shkruar nga Pamfleti

Foto/ Thanë se u dhanë biletat falas, reagon për herë të parë Notis Sfakianakis

Koncerti i mbrëmshëm në Pallatin e Kongreseve nga ana e këngëtarit grek Notis Sfakianakis u shoqërua me shumë polemika gjatë kësaj jave. Shumë këngëtar dolën kundër artistit grek, duke bërë thirrje të ndryshme për bojkotim sepse këngëtari në fjalë është një antishqiptar i cili ka bërë thirrje kundër vendit tonë.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Madje mbrëmjen e djeshme u përfol se biletat e koncertit nuk ishin shitur të gjitha dhe u dhuruan falas në mënyrë të tillë që salla e Pallatit të Kongreseve të mos dukej bosh. Mirëpo pas mbarimit të koncertit të tij këngëtari grek Notis Sfakianakis ka reaguar nëpërmjet një statusi në profilin zyrtar në Facebook.

Ai ka falenderuar të gjithë publikun e pranishëm në koncertin e tij duke theksuar se të gjitha biletat ishin prenotuar.

“Përgjigjen më të mirë për të gjithë e dhanë mbrëmjen e djeshme të gjithë njerëzit të cilët ishin të pranishëm në Pallatin e Kongreseve i cili ishte i mbushur plot me njerëz që kërcenin dhe këndonin këngët e Notis. Të gjitha biletat ishin të prenotuara.  Unë do doja t’ju falenderoja të gjithëve pasi edhe pse ishit nën presion ishit në koncertin tim dhe kënduat me mua. Domethënë që të këndonit këngët e mia në atë mënyrë është një nder për mua ”, kishte shkruar ai.

Ndër të tjera ai dha edhe një këshill për të gjithë shqiptarët. Pasi i falenderoi të gjithë, Sfakianakis u shpreh: “ Do doja t’ju jepja një këshillë. Njerëzit nuk duhet të dëgjojnë gjithçka që flitet nëpër media”.

 

 

 

Showbiz