Showbiz26 Qershor 2018, 07:38

Foto/ U ofruan të paguajnë gjobën e Xhakës dhe Shaqirit, shpërthen deputeti: Injorantë të korruptuar

Shkruar nga Pamfleti

Ditën e sotme FIFA dha vendimin duke gjobitur me nga 10 mijë franga zvicerane Xhakën e Shaqirin për shkak të festimit me shqiponjë në ndeshjen Serbi-Zvicër. Pas publikimit të vendimit deputetë e ministra u ofruan të paguajnë gjobën e dy futbollistëve. Lidhur me këtë nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri ka reaguar me një status në Facebook ku i quan injorantë e të korruptuar ata që duan të paguajnë gjobën.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

“Po lexoj e ndigjoj budallaki të llojit të vetë. Ministra e deputetë po kërkojnë me ja pagu dënimin që u shqiptua për Shaqën e Xhakën. A jeni n’veti bre? A po mendoni që jeni ma t’pasun se Federata e Futbollit zviceran, se konfederata e Zvicres apo edhe se lojtarët, a?!

Nji gja dijeni: ata nuk marrin pare të korruptueme. Nashta edhe keni harrue që ‘çdo dhuratë ma shumë se 50 euro asht korrupsion”. Nejse, të korruptuemit nuk e lexojnë mirë këtë punë!

Edhe nji politikan ia kish kujtue BE dhe ShBA që ish-ministri i Milosevic asht ba president i Serbisë. Po get keni harrue që para se me u ba president, ka qenë edhe kryeministër. Marre asht me manipulue me ‘pagesa’ e memory. Fajtori dihet! Manipulanta, injoranta të korruptuar”, shkruan Haziri.

 

Showbiz