Kronike 1 Shtator 2018, 15:28

Foto-Video/ Kush është biznesmeni i ekzekutuar në Shkodër, baba i dy fëmijëve të mitur

Shkruar nga Pamfleti

Krimi trondit sërish Shkodrën

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 30-vjeçarit Arjan Ferracaku, në Shkodër. Mësohet se viktima ishte pronar i dy bizneseve, lokale në Velipojë.  Mësohset se Ferracaku është djali i pronarit të firmës së plastikës dhe drualuminit Ferracaku në Shkodër, Kujtim Ferracakut. 30-vjeçari ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve të mitur, ndërsa është ekzekutuar me armë zjarri pistoletë.

Arjan Ferracaku është gjetur i pajetë pranë një makine të braktisur rreth orës 14:00. Zona ku është gjetur viktima është në Livadhe, e njëjtë ku janë gjetur më parë disa mjete të djegura që janë përdorur nga autorët për disa ngjarje kriminale.

Zona është rrethuar nga forca të shumta të policisë dhe FNSH-së. Janë mbi 40 forca policie që ndodhen në vendin e ngjarjes. Familjarët e viktimës nuk kanë lejuar gazetarët që të afrohen pranë vendit të ngjarjes.

Kjo është vrasja e tretë mafioze në Shkodër brenda dy javësh, ku në mes të muajit gusht qyteti u trondit nga një tjetër krim makabër me dy të vdekur. Viktimat ishin 30-vjeçari Boran Bërçama dhe bashkëjetuesja e tij Silvi Ndoci, 27 vjeç. Ndërkohë, vetëm pak ditë më parë u vra me thikë pas një sherri me fqinjin 55-vjeçari Prendush Fushaj, si dhe janë raportuar atë zhdukur prej disa ditësh daja dhe nipi, Agron Mullaj dhe Gëzim Hysa.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

(Viktima Arjan Ferracaku)

Kronike Arjan Ferracaku Shkodër Vrasje