Fotot/ PD denoncon rastin e rëndë: 420 fëmijë rrezikojnë jetën

Fotot/ PD denoncon rastin e rëndë: 420 fëmijë rrezikojnë jetën

Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, deputeti demokrat Luçiano Boçi ka denoncuar rastin e një shkolle në Qukës të Librazhdit e cila rrezikon shembjen. Ai ka publikuar edhe disa foto. Ndër të tjera ligjvënësi shqiptar shprehet se janë 420 nxënës që rrezikojnë të qendrojnë në qiell të hapur si dhe dështimin e procesit mësimor.

“Çarjet dhe krisjet e godinës janë evidente dhe mësimi këtu as nuk duhet të kishte nisur,  rreziku ka qenë i konstatuar, prindërit dhe mësuesit hezitojnë të fusin fëmijët në klasa. shkruan Luçiano Boçi në rrjetet sociale.

Postimi i plotë i Luçiano Boçit në Facebook:

SHKOLLA E RREZIKUAR

Shkolla e mesme e bashkuar në Qukës, Librazhd rrezikon seriozisht jetën e nxënësve.

Çarjet dhe krisjet e godinës janë evidente dhe mësimi këtu as nuk duhet të kishte nisur, pasi rreziku i saj ka qenë i konstatuar.

Por askush nuk u kujtua të ndërhynte për ta riparuar.

Prindërit e mësuesit sot hezitojnë të fusin fëmijët në klasa.

Para një viti doli nga funksioni dhe godina ngjitur e po kësaj shkolle.

Tani 420 nxënës rrezikojnë qiellin e hapur dhe dështimin e procesit mësimor.

Ministria rri e vëzhgon, duke ja lënë topin në derë vetëm pushtetit lokal.

 

3

Picture 1 of 3

Loading...
error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti