Showbiz18 Nëntor 2018, 12:38

Fotot/ Rrjeti tall Panuçin pas humbjes poshtëruese nga Skocia

Shkruar nga Pamfleti
Fotot/ Rrjeti tall Panuçin pas humbjes poshtëruese nga Skocia

Fotot/ Rrjeti tall Panuçin pas humbjes poshtëruese nga Skocia

Mbrëmjen e së shtunës kombëtarja shqiptarja e futbollit u mund me rezultatin e pastër 0-4 nga Skocia. Sikur të mos mjaftonte kjo, Shqipëria luajti pjesën më të madhe të ndeshjes me 1o lojtarë pas daljes me karton të kuq të Mërgim Mavrajt. Me këtë humbje djemtë e drejtuar nga tekniku italian Christian Panucci renditen të fundit në Grupin 1 me vetëm 3 pikë të grumbulluara në 4 ndeshje; 1 fitore, asnjë barazim dhe 3 humbje. Fitorja e vetme e Shqipërisë është arritur ndaj Izraelit në 7 shtator me golin e realizuar nga Taulant Xhaka në minutën e 55 të takimit.

Por humbja e mbrëmshme ishte akoma edhe më e turpshme jo vetëm për ekipin, por edhe për tifozët. Kjo gjë ka nxitur edhe pakënaqësinë e tyre ndaj teknikut 45-vjeçar. Duke marrë shkas nga ky rezultat rrjeti ka vënë në lojë Panuccin , por edhe presidentitn e FSHF-së, Armand Duka.

Më poshtë memet që kanë pushtuar mediat sociale.

 

[ngg src=”galleries” ids=”442″ display=”basic_imagebrowser”]

Funny Christian Panucci trajneri i Kombëtares Shqiptare