“Fqinja ime del çdo natë në ballkon dhe bën diçka që më lë pa frymë. Një natë nuk durova më dhe shkova…Aty ndodhi e pabesueshmja”

“Fqinja ime del çdo natë në ballkon dhe bën diçka që më lë pa frymë. Një natë nuk durova më dhe shkova…Aty ndodhi e pabesueshmja”

Kjo është një histori që pas atij djepi, ka lotë, por edhe shpresa. Sara jeton në një lagje të qytetit të Sidneit dhe jeta e saj vazhdonte normalisht, si shumë të tjerë, derisa diçka e ndryshoi. Vëmendjen e Sarës e kapi një djep, të cilin fqinja e saj e linte çdo mbrëmje në verandë.

“Fqinja ime nuk kishte fëmijë, por çdo mbrëmje në verandën e saj ajo linte një djep të zbrazët. Ajo e kishte bërë këtë prej një javë. Vendosa ta pyes pse e bënte, por përgjigjja e saj më bëri të lotoja dhe ky ishte ky momenti kur jeta ime ndryshoi “.

Gruaja që lë djepin e zbrazët në verandë quhet Catherine Lucre, është 56 vjeçe dhe jeton vetëm. Për fat të keq, gruaja shpesh ishte tronditur nga lajme që e torturuan. Në Sidnei nuk është e pazakontë që foshnjat e sapolindura të braktisen, disa prej tyre gjenden në kohë, të tjera fatkeqësisht shkojnë drejt një fundi tragjik. Një javë para se Lucre të fillonte të nxirrte djepin në verandën e saj, dy foshnje të braktisura ishin gjetur, në anët tjetër të qytetit. Njëra prej tyre mbijetoi sepse dikush kishte dëgjuar të qarat e saj, tjetra për fat të keq ishte varrosur në rërë.

“Mendova se mund të bëja diçka, që një fëmijë të mos përfundonte i vdekur ose i braktisur, unë bëra këtë veprim”, shpjegoi Lucre.

Gruaja vendosi që t’i ofronte nënave të dëshpëruara, një vend ku ata mund të linin fëmijën e tyre në mënyrë anonime, pa pasoja ligjore. Australia nuk ka ligje që lejojnë prindërit e dëshpëruar të lënë fëmijët e tyre të sigurtë, pa frikë se do të ndiqen penalisht nga ligji. Lucre atë javë krijoi një fondacion në ndihmë të këtyre fëmijëve. Sara gjithashtu është bashkuar me fondacionin dhe aktualisht po ndihmojnë me qindra raste. Djepi i zbrazët është simboli i kësaj shoqate, ajo ofron një vend të ngrohtë dhe të sigurt për fëmijën që është braktisur. Ata nuk i rrisin fëmijët, por i mbajnë ata vetëm derisa ndihma të arrijë, pastaj ata transferohen në një jetimore.

error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti