Kosova29 Dhjetor 2022, 16:50

Franca mirëpret heqjen e barrikadave në veri të Kosovës: Të zbatohen marrëveshjet mes dy shteteve

Shkruar nga Pamfleti

Ministria e Punëve të Jashtme e Francës, ka mbështetur dhe mirëpritur heqjen e barrikadave si dhe shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.

Franca i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë, që të vazhdojnë punën e tyre dhe të shntensjonojnë situatën sa më parë.

Në njoftim thuhet se dy shtetet duhet të zbatojnë marrëveshjet e vendosura deri më tani mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne mirëpresim njoftimin për heqjen e shpejtë të pengesave në veri të Kosovës dhe përpjekjet e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara për të arritur këtë rezultat. I bëjmë thirrje autoriteteve serbe dhe kosovare që të vazhdojnë angazhimin e tyre konstruktiv për të ulur tensionet në terren dhe për të shkuar drejt një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve të tyre në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Të gjitha angazhimet e marra në kuadër të këtij dialogu duhet të zbatohen”, thuhet në njoftim.

 

Prishtine Barrikada francë Tensione

Kosova