Ish-lojtari i përfaqësueses franceze Chrsitophe Dugarry ka sulmuar kombëtaren e Gjermanisë gjatë emisionit francez Radio Monte Carlo.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
Dugarry: “Ata thjesht nuk vrapojnë. Kur shoh Boateng, mendoj se ai ka këmbë prej druri, po ashtu edhe Hummels”
Gjatë emisionit, që u zhvillua përpara fitores 2-1 të Francës ndaj Gjermanisë, ai ka sulmuar edhe Thomas Muller.
“Si ka mundësi që ai vazhdon të jetë pjesë e kombëtares gjermane? Ai ka katër apo pesë vite që nuk është në nivelin e duhur. Për të mos thënë mizerje!”